Page 68 - My FlipBook
P. 68
IKJA
Mars i v itit 1967. Një m basdite nuk di si
m betëm vetëm të dy me M itrush in atje, në
kuzhinën e tij që nuk mbetej kurrë pa njerës..
Fëmijët ishin diku jashtë a në dhomën tjetër, kurse
Efterpi merrej me punët e shtëpisë nëpër obor'r.
Atm osfera politike në vend vazhdonte të ishte
e rëndë pas lu ftë s së bujshm e "k u n d ë r
burokracisë" të një viti më parë, ndërsa ndihej të
vepronte fort "revolucionarizimi i mëtejshëm i
jetës së vend it" dhe forcim i i "iu ftës së klasave"
që shkaktonin shqetësime te të gjithë.
Pasi fo li pak për gjendjen e rëndë e të
pashpresë që po sundonte në jetën shqiptare,
me një zë dëshpërim isht të thellë, M itrushi tha:
"Tani unë duhet të iki!
Fëmijët u rritën, u duhet të bëjnë shkollën e
lartë. Do t'u duhen bursa, të drejta studim i, të
paktën. Po të jem unë, janë dhe inatet ndaj meje
dhe këto inate do të m 'i pengojnë fëm ijët. Po të
iki unë, do të ikin dhe in a te t."
Fliste me një dëshpërim të thellë, po dhe me
një vendosmëri të tillë të patundur, që më rrëqethi.
Ç'donte të thoshte me ato fjalë?
Më lin d ë n d ysh im e për një vendim të
friksh ë m ...
U mundova të belbëzoja disa fjalë e argumenta
kundër, por ai vazhdonte të përsëriste sikur fliste
me vete:
Tani unë duhet të ikil... duhet, duhet të iki...
65

