Page 70 - My FlipBook
P. 70

përjashtim të pesë a gjashtë njerzve më të afërm
për të bërë form alitetet e varrimit dhe varrimin.
Kaq. "

    Për fat të mirë, ata pesë a gjashtë njerzit më
të afërm, nuk i ndejtën besnikë porosisë tjetër të
tij në testam ent, ku shkruante:

    "Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ata që
ngjiten nëpër m ure."

    Lajmërimet, pra, ishin ngjitur nëpër mure si ai
që po lexoja: Dhim itër Pasko vdiq.

    Shkova me nxitim në shtëpi të M itrushit, sa
për të shprehur ngushëllim et pa u ulur dhe me të
shpejtë sosa tek studio e të ndjerit skulptor Janaq
Paço.

    I dhashë lajmin e hidhur dhe iu luta të vinte t 'i
bënim maskën prej allçie të fytyrës.

    Kur ka vdekur? - më pyeti Janaqi.
    Para nja 10 orëve - i thashë.
    Jemi vonë - vazhdoi Janaqi. Maskat bëhen
menjëherë pas vdekjes sepse, duke kaluar koha,
fillo jn ë e lëshohen m u sku jt, deform ohen.
M egjithatë, eja!
    Rrëmbeu një qeskë me allçi e me nxitim ,
sosëm.
    I thashë Efterpit kështu... kështu... Ju lutem
të na lini vetëm.
    Na duhet vazelinë - më tha në vesh Janaqi.
Bëhet edne me sapun e me vaj, po s'jam i sigurt
- vazhdoi. E, mor M itrush, ç'na bëre - pëshpëriste
vetm e vete me dëshpërim Janaqi, ndërsa
përgatiste aliçinë. Shkova shpejt në shtëpi, ku e
dija se kisha një kuti me vazelinë dhe mbaruam
punë.
    M itrushi ka disa fotografi të mira vetëm, me
gruan e me fë m ijë t, që ngjallin kujtim e të

                                                                                             67
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75