Page 69 - My FlipBook
P. 69

Për vdekjen e tij të papritur, duke u gdhirë 4
maji i v itit 1967, shpesh kam menduar me
dyshim:

    "ishte vërtet natyrore?"
    Për ta shpejtuar ikjen që po dëshironte, atij
mbase do t': m jaftonte vetëm një dozë më tepër
prej atyre "helmeve" të quajtur "ilaçe për zemrën"
që i pinte dy-tri herë në ditë. E ka bërë këtë?
    Duke e ditur mirë form.imin dhe besimin e tij
fetar, që nuk e lejon një veprim të tillë, i largoj
dyshim et e këqia dhe në heshtje i kërkoj të falur
për mëkatin që bëj, po si ta harroj atë zërin e tij
të dëshpëruar të asaj pasdite të vrërët marsi?
    M egjithatë një gjë është e sigurt. M itrushi po
e ndiente fort afër fundin e vet, prandaj nxitoi të
linte testam entin, ku i thotë së shoqes:
     "Shënjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e
uiet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje
dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem
e helmohem me iiaçe. Netët i kam skëterrë, siç e
d i vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të
gjatë. "

                                                    ***

    4 maj 1967. Në drekë po kthehesha me nxitim
bashkë me gruan nga zyra për në shtëpi. Në fillim
të rrugës "Katër dëshm orët", te një shtyllë
elektrike, pamë shpalljen e vdekjes: Vdiq Dhimitër
Pasko!

     Ndonëse nuk banoja larg shtëpisë së tij, nga
gjëma dhe rrëmuja që shkaktoi vdekja në atë
shtëpi, nuk u kujtua kush të më lajmëronte. Mbase
 nuk duhej shkelur porosia e tij në testam ent, ku
thoshte:

     "Nuk do të lajmëroni para varrimit, asnjeri, me

 66
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74