Page 63 - My FlipBook
P. 63
Nga M itrushi kam një tjetër kujtim të hidhur,
poemën "Rrjedhin lum enjtë"
Këtë poemë mund ta shkruante vetëm ai,
sepse vetëm ai e dinte historinë e liirisë, si të
thuash, në majë të gishtërinjve.
Në çdo varg të saj spikatin njohuritë e tij të
thella e të sakta të gjeografisë dhe të historisë
së asaj llirie që shtrihej nga Stërmadhi Danouv
valëvezullonjës deri poshtë, Buzë Jonit të kaltër
dhe të Adrias valëdendur.
Përshkrimi i hollësishëm në atë poemë i viseve
dhe i fiseve ilire, i bëri redaktorët e atëhershëm
të thoshin se s'kuptohet nga lexuesit, mbasi ka
shumë emra të panjohur, por mendja të çon të
dyshosh se prapa këtyre fjalëve fshiheshin shkaqe
të tjera...
M itrushi nuk ka dashur t ë shkruajë një poemë
me lajle e lule, me rima, ritme e figuracione të
shumta, por të na jepte panoramën e plotë të
llirisë së madhe të dikurshme, Së Epërme, Së
Mesme dhe Së Poshtme, ku:
"Në gjithë skajat e vendit të /umur,
Anembanë kumbonte një e folme
E vetëme: ilirishtja e stra/lët -
Vigmë barinjsh dhe kushtrim luftëtarësh,
Farkuar në kudhra mijëvjeçarësh. "
"... Gjuhë e fortë, vlugmadhe, e ëmbël,
E m brujtur para se të ishin m brujtur
Tufët e hyjnive të lashtësive.. . "
61

