Page 72 - My FlipBook
P. 72

njerzit duke biseduar ultas njëri me tjetrin, u
dëgjua një zë nga oborri: Erdhi makina!

    N jerzit u ngritën. Dolëm në rrugën para
shtëpisë ku kish qëndruar një makinë "ZUK" dhe
një autobus i vjetër tip "IKARUS", prodhim i vjetër
hungares, të dy të Ndërmarrjes të atëhershme të
varrezave. Njerzit e moshëç. sime e dinë se çfarë
shëm tirash e shkatërirash ishin ato makina.
M itrushit i mbërthyen kapakun e qivurit, e ngritën
dhe e futën te Zuk-u. Ne hipëm në IKARUS dhe
ikëm. Nuk besoj të kemi qenë më shumë se nja
dyzet veta në atë "autobus", ku shumica rrinte
në këmbë. Autobuzi ikte me nxitim pas Zuk-ut
sikur shkonte në dasmë e jo në varrim. Arritëm.
Varri ishte hapur. Pa hum bur kohë, qivuri me
trupin e M itrushit u ul në fund. Askush nuk i tha
dy fjalë te koka. Asnjëri nga shokët e m iqt' e
vjetër. Po kush ishte prej tyre në atë varrim?

    Nuk e di. Sikur të nesërmen e asaj dite të më
pyeste dikush për këtë gjë, nuk do dija ç 't'i thoja.
Isha tepër i tronditur. Hodhëm të tërë nga një
grusht dhe mbi atë qivur e pastaj punuan lopatat.
Mbulohej M itrushi... por, ende pa e mbuluar mirë
e pa i vendosur si duhej ato kurorë, erdhi shoferi
e tha: "Shpejt, shpejt, se kaffi dhe varrim tjetër!
Njerëzit u turrën drejt autobuzit që kishte ndaluar
nja njëqind metra larg, duke lënë M itrushin të
rrethuar nga heshtja që e shoqëron deri më sot
duke vërtetuar kështu fjalët e A t Gjon Shllakut:

     "Tjetërkund, njerzt e idea/it, në u mbytshin
për së gjaiii, nderohen p ë r së dekuni. Ndër ne ata
mbyten dy herë dhe harrohen."

    Nuk duhet të lë pa thënë se për M itrushin nuk
u gjënd një copë vend në parcelën ballore, në
hyrje të varrezave, ku groposeshin të privilegjuarit

                                                                                             69
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77