Page 73 - My FlipBook
P. 73

e partisë dhe as në ndonjë parcelë diku pranë.
M itrushi u varros në cepin e fu n d it të parcelës
më të fundit, pranë m urit rrethues të atëhershëm.

    Kur mbaroi varrimi që përshkrova më lart dhe
njerëzit u detyruan të largoheshin me ngut, ishim
bashkë me inxhinierin S.A., i afërm i familjes të
M itrushit, dhe na u duk sikur po e bragtisnim atë
varr e nuk do ta gjenim më. Prandaj ai solli një
tullë silikate nga muri që po ndërtohej, unë
shkrova përmbi të me lapës emrin Dhimitër Pasko
dhe tullën e vumë përmbi varr duke e mbuluar
me dhe në mënyrë që të gjendej varri edhe sikur
të shpërdoroheshin kurorët nga kalimtarë të
pandërgjegjshëm.

    Tani, varri i M itru s h it, ndodhet në mes të
parcelës e i rrethuar gjithandej me varre të tjerë
sepse, gjatë këtyre tridhjetë vjetëve që kanë kaluar
nga vdekja e tij, varreza është zgjeruar. Po për të
s'ka rëndësi vend varrim i. Ai është këtu, në
Shqipëri, te nëna e tij

    Dhe fy ty r' e saj e tretur
    Që e ka ikonë,
    Përmbi varr do t 'i qendrojë
    Sot e përgjithmonë.
    Kështu u bë varrimi i M itrush Kutelit, i njerit
prej atyre pak të mëdhenjve të prozës shqiptare.
    Varrim më i thjeshtë, nuk mund të bëhej...
M egjithatë kam një ngushëllim : Diktatura nuk
mundi ta turpëronte, si ndonjë tjetër, me falsitetin
e fjalimeve e funeraleve zyrtare.
    Vetë koha e rëndë e diktaturës kom uniste bëri
që të plotësohej dëshira e M itrushit, e lënë prej
tij porosi në testam ent:
    "Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shum tit
vinë p ë r sehir, për formë. Unë i kam urryer

70
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78