Page 84 - My FlipBook
P. 84
Po le të kthehemi te M arilisi...
Ajo ishte balerinë e talentuar që ra në sy dhe
u pëlqye qysh në fillim nga shikuesit.
Atëherë, në Teatrin e Operas e të Baletit në
Tiranë, ishte dhe një prima balerinë shqiptare,
gjithashtu interpretuese e mirë dhe e përkrahur
fo rt nga partia por, siç ndodh shpesh nëpër
ambientet artistike, e veçanërisht mes balerinash,
me sa duket ajo ishte shumë ambicioze dhe
xheloze ndaj Marilisit dhe i pati shkaktuar shumë
telashe që nuk përshkruhen dot. Siç thashë,
Marilisi vinte shpesh në shtëpinë e M itrushit. Zoti
Pasko është kisha ime - thoshte ajo. Te kjo kishë
vinte rrëfehej e qante hallet e saj të rnëdha. Kur
vdiq M itrushi, Marilisi solli një tufë zëmbakësh
të bardhë që ia vuri përmbi kraharor. Qau në
heshtje dhe tha: "Tani u prish dhe kisha ime."
Shumë shpejt pastaj, për arsye personaie
familjare, ajo u largua nga Shqipëria për të mos u
kthyer kurrë.
Te M itrushi vinin dhe miq e të njohur të tjerë,
por atje nuk pashë të vinte ndonjëherë ndonjërin
prej shkrim tarëve që i prinin realizmit socialist e
as ndonjërin prej atyre shkrimtarëve të rinj që
atëherë filluan të cicëronin e të bënin emër me
krijim et e tyre të asaj rryme.
G jithashtu nuk pashë të vinte ndonjëherë
ndonjërin nga profesorët apo stud e n të t e
Fakultetit të Gjuhës e të Letërsisë të Universitetit
të Tiranës.
Emrin e M itrushit nuk i ra ndërmend askujt ta
rradhiste makar në fund të turmës së kolegjiumeve
të redaksive të dy organeve letrare "DRITA" dhe
"NËNTORI".
Për emrin e autorit të "X in xifillo s" nuk u gjend
81

