Page 89 - My FlipBook
P. 89
MITRUSHI, MËSUESI...
Për jetën dhe vlerat e veprës së M itrushit, kanë
shkruar dhe tani e tutje besoj se për to do të
shkruajnë më shumë studiues e adhurues të fjalës
së tij, por më duket se jeta dhe vlerat e veprës së
tij, përmbiidhen e jepen të sakta në fjalët e pakta
që ka thënë ai për Emineskun. Le të përfytyrojm ë,
pra, në vend të E m ineskut, M itru s h in të
përshkruar nga vetë M itrushi:
"Jeta tokësore e tij pat qenë e shkurtër.
Pat qenë gatuar prej një brumi që s ’adaptohet
lehtë në botën e realiteteve.
Ka një jetë të rëndë e të brengosur, me punë
shumë e të papagauar dhe me mungesa lëndore të
mëdha. Gjuha e tij është një sintezë e lumtur e
gjuhës që e gjeti në gojën e popullit, e zbuloi në
rrëfenjat, në legjendat, në këngët popullore, në
kronikat e lashta edhe e punoi me m jeshtëri të
pashëmbëllyershme, duke e lartësuar - si vegël për
të shprehur ndjenja e mendime - po në atë shkallë
ku gjenden gjuhët e tjera të botës të zhvilluara pas
shumë breza kulture. Ndër kumbimet e tij shquajmë
atë të atdhedashurisë, adhurimin e madh për të
kaluarën heroike, për luftëtarët e lirisë. Me fjalë të
thjeshta, pa thirrma, pa shenja çuditëse, por me
një harmoni të brendshme të pashëmbullt, diti të
pasqyrojë botën e tij të brendshm e kaq të
begatshme. 1*
1 * - Fjalët e mësipërme janë nxjerrë nga shkrimet e
Mitrushit për Emineskun në “Shënime Letrare " (F. 33,35,36)
dhe në "DRtTA " dt. 16 Qershor 1964 (F.3,4)
86

