Page 80 - My FlipBook
P. 80
në Tiranë e ndonjë rast tjetër dhe gjithmonë ishte
treguar dasham irës e përkrahës, ndonëse
qëndrim et e mia nuk shkonin sipas avazit të
kohës. Mora guximin dhe i shkova. Më priti pa
asnjë ngurim dhe unë, pa e zgjatur, hyra në temë.
I thashë:
"Po të jetonte ai, patjetër tek ju do të vinte, se
s'kish ku të shkonte përveç se këtu. Në vend të
tij erdha unë. Fjalën e kam për M itrush Kutelin,
Dhimitër Paskon." Si është puna? - tha.
Vajza e tij mbaroi gjimnazin. Me nota e sjellje
është shum ë mirë po, me ç'm o ra vesh, në
seksionin e Arsim it, nuk i del e drejta e studim it.
Ju lutem në emër të të atit, a mund të ndihmoni?
Menjëherë ngriti dorezën e telefonit, rrotulloi
diskun e numrave dhe foli: "Seksioni i Kuadrit?
Jam Fadili. Si është puna me të drejtën e studim it
të një vajze me emrin Atalanta Pasko?"
M basi dëgjoi me kujdes një përgjigje të
shkurtër, i tha atij që fliste në telefon:
"Të lutem ma përsërit edhe njëherë, se nuk
dëgjohesh m irë" dhe në çast ma zgjati dorezën e
telefonit e ma vuri në vesh, ku dëgjova fare qartë
përgjigjen e shefit të atëhershëm të kuadrit J.K.
i cili tha:
"Kemi porosi të prerë nga shoku Abdyl Këllezi
që fëmijëve të këtij Dhimitri Paskos të mos u japim
të drejta stu d im i." la ktheva telefonin, ai e mori e
pa i thënë falem inderit e përplasi receptorin me
inat duke më thënë: "S'kam ç'bëj. Është shumë
më i madh nga unë." Ika duke menduar i inatosur
e i dëshpëruar. Si ishte e mundur të funksiononte
ky mekanizëm djallëzor?
Abdyl Këllezi, prej një viti a më tepër kishte
ikur nga Kom. Ekz. i Tiranës, ku ishte për ca kohë
77

