Page 82 - My FlipBook
P. 82

MIQ TË MITRUSHIT

    Te M itrushi - siç e kam shkruar në vend tjetër
- vinte Profesori Sotir Papakristo, patriarku i
pedagogëve të Shqipërisë, që sillte me vete të
gjallë, të tërë botën e bukur dhe heroike të
lashtësisë greke.

    Vinte shkrimtari Sterjo Spasse, miku i tij i vjetër
e i shtrenjtë, të cilin e thërriste shkurt Stespasse,
po kur ngacmoheshin me thumba shoqërisht, e
quante me përkëdhelje - Shule!

    Por këtu dua të flas për dy miq të veçantë të
M itrushit, për të cilët nuk di në ka njeri të thotë
diçka më shumë.

    Te M itrushi vinte i ndjeri Ismail M al' Osmani,
një burrë i urtë tiranas, i pakët në trup, i drojtur,
fjalëmbël, thellësisht m odest, i njohur në kohë
të vet si botues.

    Tani janë harruar em rat e atyre që me
vetmohim të pabesueshëm, bënë të mundur të
m betet e shtypur fjala shqipe në Shqipërinë e
posadalë e mosvarme, që bënë të m undur të
mbeteshin të shtypura fillim et e letërsisë shqiptare
të pavarësisë. Një ndër ta ishte dhe ai korçari i
urtë i quajtur D hori K oti që - siç thotë M itrushi -
ishte njëkohësisht shkrimtar, përkthenjës, editor
dhe tipograf e që sot m eriton të ketë diku një
emër. Vazhdues i këtyre idealeve ishte dhe tiranasi
Mal' Osmani.

    Siç kam dëgjuar, kohët e fundit, qenka formuar
Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Më duket se nuk

                                                                                              79
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87