Page 83 - My FlipBook
P. 83
gaboj po të them se do të ishte në nderin e
botuesve të rinj shqiptarë t 'i vinin emrin "Ismail
Mal' Osmani" shoqatës së tyre. Pse? Sepse ai
ishte tipi i botuesit idealist. Pa shpresën e ndonjë
fitim i, në vitet më të rëndë të luftës, 1941-1 944,
ai rib o to i disa nga v e p ra t e S h e k s p irit të
përkthyera nga Fan Noli, si dhe "Kasollen" e
Blasko Ibanjezit e tj., duke i bërë kështu një
shërbim të veçantë kulturës sonë.
I ndjeri Ismail Mal' Osmani vinte me respekt
të veçantë te M itrushi dhe e dëgjonte me
vëmendje e gati me adhurim çdo fjalë që i thoshte
ai për librat që duhej të botoheshin. Me sa di,
për botim et që pati bërë i ndjeri Ismail, shtysë
pati qenë M itrushi dhe shkrimtarë të tjerë të
njohur të asaj kohe që ai, me intuitën e botuesit
idealist, dinte t'i zgjidhte.
Te M itrushi vinte dhe Marilisi, balerina e bukur
rumune, e martuar me një shqiptar dhe që debutoi
me shumë sukses për disa kohë në trupën e Teatrit
të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Me sjelljen e saj dhe kur e sillte rasti, me
njohuritë e veçanta kulturore, tregonte se vinte
nga një ambient i kujtivuar. Ishte e dhënë fort
pas leximit. Lexonte lirshëm italisht. Atëherë edhe
mua më dha të lexoja një libër të Somerset
M ohem -it, nëse s'gabohem , "P ushim et e
Pashkëve". A ty flitej dhe mbi Xherxhinskin, për
jetën e tij asketike - fanatike në shërbim të ngritjes
së armës famëkeqe të sigurimit në ish B. Sovjetik.
Që Marilisi vinte nga një ambient i kulturuar,
na bindi më shumë, kur erdhi e ëma, një grua që
dukej mbi të pesëdhjecat, por që ruante ende
tiparet e një bukurie të fisme.
Me Mitrushin ajo preferonte të fliste frëngjisht.
80

