Page 86 - My FlipBook
P. 86
SHPIRTI I ARTISTIT
Para nja pesëmbëdhjetë vjetësh, kur pyesja
miq, snokë e bashkëmoshatarë të Lasgushit të
më thoshin diçka për të, takova dhe të ndjerin
Dhimitër Canco dhe e pyeta të më thoshte ndonjë
gjë mbi Lasgushin, kur ishin në Rumani. Me
Lasgushin - më tha i ndjeri Dhimitër - njihesha,
po nuk kisha shoqëri apo miqësi. Ishim larg njëri-
tje trit. Unë - tha - kam pasur shumë shoqëri me
Dhim itër Paskon, me M itrushin. Prit, prit, të të
tregoj një gjë: "Kur ishim në Rumani, një ditë më
takoi M itrushi dhe më th o të : Ah, Dhimitër,
Dhimitër, ti nuk e di se sa bukur është lindja e
diellit nga ana e detit!
Ne, në Shqipëri e shohim diellin vetëm që
perëndon nga ana e detit, po nuk mund ta shohim
lindjen e tij nga deti. Do të vish me mua ta presim
nesër lindjen e diellit nga deti? Ë, do të vish?
- Po, ku, o Mitrush?
- Lëre ku-në, e di unë - më tha. Do vish?
Vajta. Shkuam që atë mbrëmje në një kazino
që ishte në breg të d e tit. Atë natë s'fjetm ë,
prisnim mëngjesin. Të rinj, ku na fliheshe?
E pritmë dhe e pamë lindjen e diellit nga deti,
nga Deti i Zi. Mitrushi kishte të drejtë. Ishte shumë
bukur, po mua nuk më kishte shkuar mendja
ndonjëherë të vinja të shihnja lindjen e diellit nga
deti. M itrushit, po, i shkonte ndërmend, se ishte
artist i madh.
Ah, M itrush, Mitrush, ç'na bëre që na vdiqe..."
83

