Page 79 - My FlipBook
P. 79

Në atë kohë, në seksionin e arsimit të Kom.
Ekzekutiv të Tiranës ishte dhe një shoku im i
gjim nazit të Korçës, i ndjeri Gaqo, i cili ishte në
natyrë dashamirës për këdp, pa le mua që s'ma
kthente fjalën kurrë.

    E takova, i thashë kështu, kështu është puna
për të drejtën e studim it të vajzës së M itrushit
dhe i kërkova të interesohej. Hm! - ia bëri i ndjeri
Gaqo. Shiko këtu në xhepin e këmishës sime! I
shikon gjithë këto copa letre? Të gjitha kanë nga
dy-tre emra. E di ti se kush m 'i ka dhënë? Ngrita
supet. Ai vazhdoi: Kryetari!

    Më thërret, më porosit me seriozitet të madh
që për të drejtat e studimeve të kemi kujdes të
zbatojmë të gjitha rregullat. Pastaj, kur bëj të ik,
më zgjat nja dy-tri kartushka nga këto që pe ti
dhe më thotë:

    S hikoji dhe këto emra "S ipas të g jitha
rregullave". Unë, ato emra i kam atje poshtë, në
lis ta t me të tje rë . A tëhe rë përse m 'i jep
kartushkat? Që t 'i shoh sipas të gjitha rregullave?

    E shikon se ç 'lu h e t këtu? E sheh ç 'b ë h e t
brenda të gjitha rregullave?

    Sa për emrin e asaj çupës, të them që nuk i
del e drejta e studim it.

    Pse?
    Lëri psetë. Sipas të gjitha rregullave, kemi
porosi nga Dega e Kuadrit që të mos i dalë. S'kam
ç'të bëj. Ika. Ku të vija?
    Atëherë m 'u kujtua ndihma që i kishte dhënë
M itrushit, vite më parë, Fadil Paçrami. Tani ai
ishte m jaft i madh, Sekretar i Kom itetit të Partisë
për Tiranën. Me të kish rastisur të takohesha disa
herë: Në Konferencën që mbajta për Arkitekturën
Moderne, në konkursin për varret e dëshmorëve

76
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84