Page 78 - My FlipBook
P. 78
Ja, kështu u lajm ërua vdekja e M itrush
Kutelit... Por Dhim itër Xhuvani që në atë kohë,
punonte në redaksinë e gazetës "DRITA", ku u
botua ky lajmërim vdekje, më ka thënë se, pas
nja dy ditësh, redaksisë iu tërhoq vërejtje e rëndë
nga Komiteti Qendror i P.P.Sh sepse e kishte bërë
lajmërimin edhe me fotografi, gjë që nuk lejohej
sepse sipas kanunit të pashkruar të Komqendrorit,
kësi lloj lajmërimesh me fjalë të mira dhe me
fotografi, bëheshin vetëm për të ashtuquajturit
"veteranë të shquar të luftës Naçl".
***
I gjori M itrush, me ikjen e tij, shpresonte të
iknin dhe armiqësitë. Kur i shkruante Testamentin
së shoqes, të paktën kështu shpresonte:
"Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet
dhe urrejtjet, shteti ynë m und t'ju ndihmojë. "
Por edhe me këtë fije shprese, brenga për të
ardhmen e pasigurt të fëmijëve nuk i ndahet dhe
vazhdon:
"Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush,
të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më
kuptonte dhe njihte jo për lavdi, po që fëm ijët e
m i - të ciiëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e
mia - të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të
ndjekin studim et dhe të gjejnë udhën e tyre në
je të ."
Në të v ë rte të ndodhi ndryshe. Pasionet,
urrejtjet dhe armiqësitë jo vetëm që mbetën
kundër tij, por u shtrinë si ferra e driza edhe në
rrugën e fëmijëve.
Vera e v itit 1968. Njera nga vajzat e M itrushit,
Atalanta, mbaroi gjimnazin dhe si të gjithë, kishte
bërë lutje për të drejtë studimi.
75

