Page 28 - My FlipBook
P. 28
e ity-rta
Si të jetoj te ky qytet
Që kaq shumë u rrit
Si të jetoj mes kësaj turme njerzish
Që shtohet e shumohet
Shum’e më shumë për dit
Si të jetoj këtu, ah, këtu,
Ku i varfri të varfrin grabit?
Ah ky qytet, ky qytet
A thua, vërtet
E humbi zemrën e vet?
Jo! Jo! Jo!
Qyteti rritet, rritet, rritet
Përtëritet.
Padituria, varferia, hajnia
Në udhët e tij ende zvarritet
Por zemra e qytetit rreh, rreh
Dhe së keqes nuk i bëhet pre.
22.04.2010
21

