Page 24 - My FlipBook
P. 24
>/forntf e eena
Që sa ish gjallë harruar mbet
Pastaj një ditë, fillim behari
Sipas zakonit që ka shqiptari
I çojnë lule atje, te varri
Me to ish lidhur një penë ari
Duke e parë punën më hollë
I vunë emrin dhe në një shkollë
Por natyrisht, një shkollë fshati
Nga origjinën e kish i ati
Dhe emri tij do jetë shkruar
Përmbi ballinën e suvatuar
Të shkollës së meremetuar
Gjith kalimtarët për ta lexuar
Përpara hyrjes, një bust betoni
Do t ’ju kënaq kur ta shikoni
Pa ç ’ka se hund e veshë thyer
Do ketë pamjen më të pëlqyer
Se me varak do t ’jetë lyer
Po dhe kjo punë me kaq s’u la
U bënë përpjekje më të mëdha
Gjersa poetit iu dha gjithçka
I dhanë urdhra, tituj e çmime
Një libër kritik plot lavdërime
Dhe poezitë në tre vëllime
23

