Page 27 - My FlipBook
P. 27

PETRAQ KOLEVICA

Asaj sikur i ranë me plumb
Dhe klithma i ngeli në fyt
Sa s’u mbyt
Dhe ngjan si e ngrirë krejt
Një grua përkundrejt
E pa, shtëngoi çantën e vet
Dhe iku shpejt e shpejt
Dhe një burrë që e pa
Diçka me vete tha
Mbërthen dy komça në pardesy
E uli kapelen mbi sy
Dhe duke rrahur me bastun tokën
Iku pa kthyer kokën.
Ajo filloi të ftillohej ngadalë
Dhe ndoshta u fal
Kur duar e sy përpjetë ngriti
Drejt qiellit plot me re
Dhe përshpëriti :
Zoi, Zot pse më le
Te ky qytet,
Ku njeriu njeriun s’e sheh,
S’i flet, s’e përshëndet,
Pse më le te ky qytet,
Ku sheh gjithkush veten e vet?

                                  26
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32