PETRAQ KOLEVICA
KENGETARI
Oh! Kur dëgjoj këngët që këndoja dikur!
Më dhemb zemra, më dhemb shpirti i bërë zhur,
Më dhemb gjoksi që s ’gufohet, po rri si gur,
Më renkojnë ëndrrat mbuluar me pluhur,
Ah, sikur të mos ishte kjo fjala - dikur.
27.09.2009
32