Page 36 - My FlipBook
P. 36
■ f/f/orra/ e eena
KUJTIME RINIE
Me emrin e kompozitorit të shquar polak Frederik Chopin,
lidhen disa kujtime të bukura nga rinia ime e hershme. Jemi në
verën e vitit 1949. Sapo kisha mbaruar shkollën shtatëvjeçare. Isha
pra, nja katërmbëdhjetë vjeç. Atëherë, në Korçë, erdhi trupa e
Teatrit Popullorpër të shfaqur dramën "Nën gështenjat e Pragës ”,
ku luante dhe motra ime. Atje ugjend edhepër mua njërolfiguranti
prej nja dy minutash. Kështu, natyrisht, fitova të drejtën të shihja
gjithë shfaqjen. Në njërën nga skenat, njëri nga personazhet tha
se do të luante nëpianopjesën “Vera kaloi dhe lulet krejt u thanë ”
nga Frederik Chopin. Ishte një melodi e ëmbël, shumë e bukur e
mua më mbeti në kokë qysh atëherë e deri sot. Tani në këtë
dyqindvjetor të lindjes së kompozitoritpatafatin të mëfrymëzonte
të shkruaja poezinë në vijim.
35

