Page 41 - My FlipBook
P. 41

PETRAQ. KOLEVICA

     PAK FJALË MBI TANKAT

      TANKA është një formë e veçantë e poezisë klasike japoneze
e përbërë vetëm nga një strofë me pesë vargje, ku poeti përpiqet të
shprehë sa më shumë ndjenja e mendime me sa më pak fjalë, të
zgjedhura artistike, duke nxitur me to lexuesin të ndjejë e të
mendojë më shumë dhe ai vetë mbi temën që trajtohet.

      Tanka, fillimet e veta i ka edhe më herët, por u zhvillua
sidomos në shekullin e tetë të erës sonë në shtresat më të larta, më
të pasura e më të kulturuara të aristokracisë japoneze të asaj kohe.
Kaq e vlerësuar e kaq në modë ishte Tanka në ato mjedise sa që
nipat ndjeheshin të nderuar më shumë kur gjyshi i tyre kishte aftësi
t ’u linte trashëgim më mirë një Tanka me bukuri të rrallë artistike
sesa t’u linte një pallat.

      Edhe unë, nipave, nuk do t ’u le trashëgim ndonjë pallat, po
këto Tanka të hidhura të cilat, ndoshta do t’ua ëmbëlsojnë pak
jetën, po të mundin t’i mësojnë të ndjejnë dhimbjet e të tjerëve e
t’u bëhen krah.

                                        40
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46