Page 35 - My FlipBook
P. 35
PETRAQ KOLEVICA
QENI TOMI
Qeni Tomi me të zotin shkonte vinte me të shpejtë
Herë pas tij duke vrapuar, herë me të në biçikletë.
Po një ditë, kur të zotin, në shtëpi e prunë të vrarë
Qeni Tomi hynte, dilte, vinte rrotull duke qarë.
Po të tjerët i bezdiste dhe gjithkush e dbon e shan
Qeni Tomi s’kish ç’të bënte, shkon te biçikleta qan.
Qysh atëherë qeni Tomi, nuk i a ndiente shijen jetës
Ditën rrinte, natën flinte vetëm pranë biçikletës.
Po një ditë i hodhën helmin bashkë me një copë mish
Sa me qejf që e gëlltiti! Se në zemër helmin kish.
Qeni Tomi m ir’e dinte, sa e hidhur ishte jeta
I vetmuar, i helmuar, shkoi vdiq te biçikleta.
03.02.2010
34

