Page 10 - My FlipBook
P. 10

t(eorrat e />ona

MALL

Për qytetin tim të vjetër kam kaq mall ta shoh tani
Porse, ah! Siç ishim s ’jemi sot as un’e as ai.

Dhe të vete, them me vete, vall a do të ndjej gëzim?
Kur të shoh kaq shumë ndryshime, ç’do të ndiejë shpirti im?

Ata njerëz që më deshën, kanë fjetur gjith tasfimë
Plot të tjerë janë rritur, kush s’më njeh e s’njoh asnjë.

Shkoll’e vogël e fillores është prishur, fshirë fare
Ku ta gjej të voglën klasë, ku lexoja n ’abetare?

N ’atë klasë dhe lexoja dhe këndoja mbasandaj
Ajo këngë që këndoja, po më bëka sot të qaj.

Kino “Lux” dhe “Majestic-u” janë djegur bërë zhur
Dhe ta shoh gjetiu Tarzanin, s’do kënaqem si dikur.

Në pranverë po të vete, aguliçe s’mund të mbledh,
As verore s’mbaj në dorë, dallëndysheve t’ua hedh.

Atë zjarr prej vjetërsirash s’mund ta kapërcej tani
Dhe nga kodrat katananë që ta ngre nuk di se si.

                                      9
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15