Page 9 - My FlipBook
P. 9

NJOHJA ME MITRUSHIN

    Me M itrushin u njoha mirë që në vitet e para
të G jim nazit. Lexoja "Kapllan A g ë n ...", "Ago
Jakupin", "Netë Shqiptare" dhe s'më bëhej t'i
hiqja nga dora. Në vitin e tretë më ra në dorë
"Shënime k ritik e " dhe "M aii e brengë" që më
bënë ta doja Mitrushin më tepër, sepse thoshte
fjaië aq të mira për krijim tarinë e Fan Nolit që për
mua, atëherë, ishte idhulli më i adhuruar për
poezitë e përkthimet.

    Në v ite t e para të pasluftës, në Korçë, u hap
Shtëpia e Kulturës ku, gfatë verës, vija në kursin
e vizatim it. A ty ishte dhe një sallë e vogël leximi
me gazetat dhe revistat që dilnin atëherë. Për
qëllime propagandistike, lexuesve më të rregullt
dhe të pakët të asaj salle u lejohej, madje u jepej
ndonjë gazetë apo revistë të cilat vinin në disa
kopje. Atëherë doli organi i parë i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, revista
"Bota e re".

    Në njërin numër të asaj reviste gjeta tregimin e
M itrushit "Lumi i m a d h " e në një numër tjetër
tregimin "Vj'eshta e Xheiadin beut". Të dyja revistat
i mora dhe i lexoja me ëndje ato tregime. Vite më
vonë, kur u njoha vërtet me Mitrushin, ato revista
i a fala atij, sepse i a kishin marrë, si dhe mjaft
libra të tjera, kur e futën në burg. Në vitin e tretë
e të katërt të gjimnazit, në librin me të cilin bënim
mësimin e letërsisë, lexuam që Mitrush Kuteli ishte
shkrimtar fashist. Morëm vesh gjithashtu që e

                                                                           7
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14