Page 45 - My FlipBook
P. 45
YLLI I KARVANIT
Doli ylli i karvanit
- Lart m bi botë një qiri -
E vështroj i jetim uar
Nga zëndani im i zi.
Pas një rreze që më hodhi
Lashë hadhin e po ik -
Ah, më falni, jam i mjerë
Pra p o ik nga vend i lik.
Po më doli para reja
Ma preu rrugën e karvanit...
S'kam ç 'të bëj, do kthehem prapë,
Brenda ferrit të zëndanit.
Dhe do pres të dalë rishtas
Në mos sonte, tjetër herë,
Që të sulem si i çmendur
Nëpër qiej, nëpër erë.
Kush e di... do të gjej udhës,
Ndër ethire n j' yll me bisht-
Do t 'i lutem të shpjerë
Lart e lart ne Z oti Krisht.
43

