Page 42 - My FlipBook
P. 42

Alfred Ashikun e rahën për vdekje se hëngri një
panxhar që e gjeti aty nëpër baltrai. Një tjetër,
Niko Kirkën nga Korça, e lanë të lidhur me tel me
gjemba te një shtyllë përkundrejt diellit. Atje e
lanë si Krishtin në kryq dy dit e dy net dhe ne,
1500 të burgosur, na detyruan të shkonim pranë
tij e ta pështynim. Ky qe kampi i Maliqit. Për tmerret
e atij kampi, ku ishte drejtor Tasi Marko, vëllai i
Rita Markos, kanë shkruar të tjerë e nuk dua të
zgjatem. Gjendjen e tij të rëndë e të pashpresë në
burg e në atë kamp na e jep të gjallë Mitrushi në
krijimet e veta të cilat kam fatin e madh t 'i kem të
shkruara nga dora e tij. Ja, ato:

40
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47