Page 41 - My FlipBook
P. 41
Për kampin e Maliqit, ku përfundoi udha e tij
nëpër natë, M itrushi më ka treguar:
Kur na shkarkuan nga kamioni atje, isha me
ca rroba të vjetra e si mos më keq nga pluhuri i
asaj rruge të gjatë. Në kokë, për t'u m brojtur nga
dielli, kisha lidhur një shami me nyje në të katër
cepat, siç e lidhin armanxhinjtë.
Një plic erdhi e më pyeti:
- Sa shkollë ke ti?
- Hiç. Katër klasë të fillores kam - i thashë.
- Mirë. Shko këtej, ti.
Për fa tin tim të mirë e besoi se, siç isha
katandisur unë, do ta besonte dhe po t 'i kisha
thënë: s'kam bërë shkollë... Kur më liruan, ndërsa
po më hipnin në kampion, për të na sjellë në Tiranë,
u ndodh përsëri ai polic. Më pa me ca sy katili e
duke shtrënguar dhëmbët, më foli gjithë inat: "Ë
ë ë ë!... Ti qen paske pasur shkollë të madhe, ti!"
Ndërsa kunati i M itrushit, i burgosur në moshë të
re dhe ai në Kampin e Maliqit, më ka treguar:
Kur e sollën M itrushin, e mbyllën në një kotec
derri. Ai kamp ishte Semeri. Në mëngjes vetëm një
si çaj. Bukë si baltë vetëm një herë në ditë, më
drekë. Në punë na detyronin të shkonim duke
rendur. Rendnim zbathur nëpër baltrat, se këpucët
na u prishën brënda dy-tre ditëve. Punonim në
kanale me ujra përmbi gjunjë e gjer në mes. Poshtë
na pinin ushujzat, sipër na grinin mushkonjat,
Dizanteria bënte kërdinë. Kur ktheheshim nga
puna, në mbrëmje, ecnim me këmbë e duar si
bagtia, sepse nuk qëndronim dot më këmbë nga
lodhja e nga dizanteria. A ty kisha të burgosur dhe
babanë. E preu dizanteria dhe unë e kam larë
babanë lakuriq, si fëmijë. Një tregtar nga Korça,
Koci Misrasi, nuk duronte dot më dhe vari veten.
39

