Page 31 - My FlipBook
P. 31
MITRUSHI
DHE KRIJIMTARIA E TIJ PQETIKE
EPASLUFTËS
Besoj se ishte vjeshta e vitit 1964, kur Mitrushi
më dha ta shihja me sy kritik dorëshkrimin e
përgatitur për botim të një vëllimi me poezi.
Kisha bindjen se fjalën e vet të fuqishme e të
bukur si poet ai e pati thënë njëzet e ca vjet më
parë me kulme si "Poemi kosovar", "Letër nga
Shëndaumi", "Baltës shqiptare", "Po të vdes në
dhe të huaj", e ndonjë tjetër të mëvonshme që
mbeten modele të veçanta e të çmuara të poezisë
shqiptare por, në letërsinë tonë, ai nuk do të
shkëlqejë mbi të tjerët si poet.
M itrushi mbeti e do të m betet mjeshtër i
pakalueshëm i fjalës shqipe në prozë e mbi të
gjitha, i tregimit.
Nga sa e njihja gjendjen e tij, e merrja memend
se ai tani nuk po përpiqej të botonte një vëllim
me poezi për t'u afirmuar si rnjeshtër edhe në
këtë g jin i letrare, por për qëllim e th je s h t
pragmatiste, për t'u bërë disi më i pranueshëm
nga pushteti dhe rrethet e larta e të indoktrinuara
letrare, në mos për më shumë, të paktën, për të
mos vazhduar të m betej pengesë e
pakapërcyeshme në rrugën e jetës së fëmijëve të
tij në kushtet e diktaturës komuniste, shkurt, për
një lloj mbijetese. Këtë sakrificë të ndërgjegjshme,
ndonëse të dhimbshme fo rt, ai e bëri qysh me
poemën përfëmijë "Pyiiiigështenjave", ku shkroi:
29

