Page 27 - My FlipBook
P. 27
URBANIZMI"
Pasi doli nga burgu (viti 1949) për Mitrushin
vazhduan vite të vështirë. Në Testamentin e vet
ai i shkruan së shoqes:
. rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhije, burg,
urbanizëm, h o te l..."
Ata që patën fatin e keq të banonin nëpër
dhom a-birucat e atyre hoteleve të kategorive më
të fu n d it si p.sh., Hotel "Çajupi" në Tiranë e ca
më të këqinj nëpër rrethet, dinë të tregojnë se
ç'ishte ajo jetë qeni, por shumicën e tyre tani po
i ha dheu.
Për "URBANIZMIN", këtë sinonim djallëzor
maskues të fjalës "INTERNIM", më ka treguar
M itrushi se ç'hoqën prej tij, por më mirë le të
dëgjojmë Efterpin, të shoqen:
"Sa më kujtohet, ka qenë muaji mars, kur na
erdhi një polic me një shkresë. Ju ka dalë
urbanizmi - kështu u thuhej atëherë atyre që
dëboheshin nga qyteti. Ne na thanë që do të
shkonim në Kavajë, po se ku do të rrinim, nuk ta
caktonin.
Pasaportat dhe atë që quhej "Libri i shtëpisë"
na i damkosën me vulën A.P. d.m .th. armik i
popullit.
Dhimitri nuk u tremb. Do të shkojmë, tha. Nuk
vete t 'i lutem asnjë njeriu.
Ku dc të shkojmë more burrë - i thashë. Kemi
tre fëmijë, ku do t 'i m bytim në Kavajë? Thuamë
ku duhet vajtur dhe vete unë.
25

