Page 28 - My FlipBook
P. 28

Filluam bëmë lutje në M inistrinë e Brendshme,
në K rye m in istri, po nuk na kth e n te askush
përgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej,
thosha: Shyqyr që u bë natë dhe kur fillonte të
gdhihej thosha: Bobo, si do të jetë kjo ditë, sepse
polici vinte çdo ditë dhe na kërcënonte: Kur do
të shkoni?

    Një ditë na tha se do të vinin të na merrnin
me kamion.

    U ngritëm që në ora tre të mëngjesit, ishte
natë, shkuam me gjithë fëm ijë në shtëpinë e
babait tim . Gjatë ditës i vinim rrotull shtëpisë
dhe e shihnim nga larg ç'bëhej.

    Atë mëngjes shkuam prapë në M inistrinë e
Brendshme se mos na jepnin ndonjë përgjigje;
Vajta unë. Dhimitri më priste atje në lulishtja në
gropë e Sheshit Skënderbej. S 'm 'u përgjigj njeri.
Kur u ktheva, Dhim itrin e kishte zënë gjumi në
një nga ato stolat, sepse ishte i lodhur e i dërmuar
nga gjithë sa po vuanim.

    Pastaj shkuam në Fadil Paçrami që atëherë
ishte kryeredaktor i "Zërit të Popullit". Ai e priti
mirë Dhim itrin. Unë - i tha - do të ndihmoj ty si
Dhim itër Pasko, sepse e çmoj punën që ke bërë.
Mos kij merak, do ta rregullojmë. Dhe e rregulloi.
Të nesërmen erdhi polici, mori librin e shtëpisë
dhe letërnjoftim in, që ishin me vulën A.P. dhe na
solli të reja." Pastaj - më tregonte M itrushi - më
dhanë dhe punë. Përktheja nga rusishtja materiale
që botoheshin një herë në javë - më duket të
shtunave - në të dy faqet e brendshme të gazetës
"Bashkim i", nga eksperinca e kolkozeve dhe
sovkozeve sovjetike".

    Përkthenja dhe nga gazeta me emrin më të
gjatë të gazetave të botës që quhej "Për një paqe

26
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33