Page 95 - My FlipBook
P. 95

- EPILOG -

    Siç kam shkruar dhe më parë, me M itrush
Kutelin pata miqësi pothuaj dhjetëvjeçare (Vitet
1958-1967)

    Ai - mjeshtër i njohur, në moshë të pjekur.
    Unë - një djalosh i ri që vraponte pas muzave,
por që ai, me zemrën e tij të madhe, gjithm onë
më ngrinte e më vinte pranë, në vendin e shokut...
    Te M itrushi vinja shpesh sepse atje - siç thotë
Lumo Skëndo për Naimin - '7 varfër vinja, ip a s u r
shkonja; / urët vinja, i nginjët shkonja; pa shpresë
vinja, p lo t shpresë shkonja; me shpirt të sëmurë
vinja, kur shkonja ndjenja veten të gjallë e me
s h p irt.. . "
    Në atë dhomën e vogël në dimër, apo nën hijen
e manit të bardhë në oborr, në verë, kur i dërgonte
fëm ijët në Pogradec, rrinim e bisedonim gjatë.
Po më mirë të them : ai rrëfente e unë dëgjoja,
megjithëse, më saktë, ato bashkëbisedime do të
përshkruheshin me disa fjalë nga një libër i
M itrushit, ku thotë:
    "E linja të fliste ay dhe unë të dëgjoj. Sepse,
kur flisnja unë edhe ay kish urtësinë të më
dëgjojë. "
    Bisedat tona u gjallëruan më shumë pas botim it
si libër më vete të përkthim it tim të poemës
"Dem oni" të M. Lermontovit që atëherë u pëlqye
nga lexuesit.
    Librin ia dhurova M itrushit dhe prej tij dëgjova
fjalë të mira për përkthim in.

92
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100