Page 9 - My FlipBook
P. 9

shtëpisë” dhe ai priti ngushëllime përkrah nënës të veshur
në të zeza.

        Erdhi dhe çasti ta merrnin babanë. Puthe-i thanë-
se do ta marrin. Ai u ul, e puthi në ballë, po ftohtësia e atij
balli, i mbeti në buzë për gjithë jetën.

       Të tëra këto, më vonë, do të kujtoheshin si ndodhi
lufte për t ’i ritreguar në netë të gjata dimri, sikur në ato
vite lufte të mos kishte ndodhur një shpërthim fatal: Ditë
e bukur Korriku 1941. Në oborr janë gratë e shtëpisë e
bëjnë biseda e punë dore. Djali se ku paska gjetur një si
fishek, se ç’i thotë men lja të ndezë një shkrepse e ta
futë brenda në të dhe në çast, një krismë e tmerrshme!

        Dora e djalit e mbytur në gjak... E zeza gjyshe nxorri
një shami të bardhë e ia mbështolli shpejt. Një djalë i
m ëhallës, që po kalonte rastësisht me biçikletë, e
rrëmbeu, e vuri përpara dhe e shpuri në spital.

           Pas nja dy javësh dora e fashuar u hap për herë
të parë në shtëpi. E pa e ëma, babai, motrat. E pa vetë
djali. S’kishte më dorë të majtë. Në vend të saj, një si
gisht i gjatë...

        Dalëngadalë plaga u pastrua dhe ajo si dorë gjeti
vend në xhepin e pantallonave, të xhaketës, të palltos.
Djali nuk para loste jashtë. Loste në oborr ose shkonte
nga teta, ku s’kishte fëmijë dhe e donin fort.

       Ah, të mbarojë kjo e shkretë luftë-thoshte Ollga-pa
ne do të na dërgojë Agathia ilaçe nga Amerika, do t’i
hedhim në një legen me ujë të ngrohtë, do ta fusim doçkën
brenda dhe do të shikoni se si do të rriten gishtërinjtë.
Djali qeshte por, nganjëherë, i pëlqente gënjeshtra.
Megjithatë jeta filloi të jepte shuplaka: Rriteshin thonjtë e
dorës së djathtë. Nuk donte t’ia prisnin të tjerët, as e ëma
dhe i këpuste me dhëmbë. Duheshin lidhur kCpucët. Pse,
gjithnjë të tjerët do t ’ia lidhin? Dhe ai fshihej prapa shtëpisë
e cfilitej duke bërë prova t ’i lidhte me atë gisht. Në shkollë

                                                                           7
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14