Page 11 - My FlipBook
P. 11
vesh plot dyzet vjet më vonë, kur më ra në dorë dosja
me shkresa që mbahej për mua në zyrën e kuadrit të
Institutit, ku pata punuar, Aty gjendej dhe shkresa me
vendimin e organizatës bazë të partisë të Gjimnazit, ku
thuhej:
I ati ka pasur 20 ose 30 dynym tokë në të cilën
ka mbajtur dhe bagëti si lopë...nga reforma agrare i
është marrë toka. Për bagëtinë që kanë, nuk u janë
dhënë triskat e bukës”.
Dhe përfundon:
"Opinioni i komisionit është që t’i akordohet
gjysëm burse brenda shtetit".
Nejse. Fundi i Gushtit i dha fund pritjes sime e
merakut të nënës. Më lajmëruan se më jepej bursë të
studioja në Institutin Politeknik të Tiranës, në degën e
Inxhinierisë së Ndërtimit.
Në kushte të tilla të këqia banimi, ushqimi e studimi,
që s'mund të kuptohen nga studentët e sotëm e ca më
pak nga ata të nesërm, mbarova të pesë vjetët e asaj
shkolle.
Me disa profesorë rusë dhe me inxhiniera shqiptarë,
që para tre-katër vjetësh kishin mbaruar studimet e tyre,
kryesisht në Bashkimin Sovjetik, zhvilluam një mori
lëndësh teknike, ku arkitektura zinte vendin përtej fundit.
Zoti Besim Daja, më shumë nga dëshira e tij e
mirë përtë na dhënë disa njohuri, se sa për plotësimin e
programit mësimor, na bëri katër a pesë orë mësimi mbi
historinë e a rkite ktu rë s ku, mbasi kaluam në një
panoramë të shpejtë dhjetra shekuj të arkitekturës antike,
asiro-babilonase, egjiptiane, greke, romake, asaj
mesjetare e të rilindjes, një orë e tërë iu kushtua kritikës
së arkitekturës të epokës tëkapitalizmit e veçanërisht asaj
amerikane, që stigmatizohej si më e keqja. Doemos,
profesori ynë i nderuar, s’mund të bënte dot ndryshe kur,
në çdo gjë, lëvdohej Bashkimi Sovjetik e shahej Amerika.
Gjatë viteve që vazhdova atë shkollë, e vetmja
revistë arkitekture që vinte e lejohej të shihej ishte
9

