Page 8 - My FlipBook
P. 8

gjente tërë atë forcë për t’i frymëzuar të tje-
rët me idealin e madh të punës krijuese?

    Pa le sa madhështore dhe e shndritshme bë-
hej ajo dhomë e vogël kur rastiste të vinte aty
plaku i urtë, patriarku i pedagogëve të Shqi-
përisë, profesor S. Papakristo, që sillte me ve-
te të gjallë, të tërë botën e bukur dhe heroike
të lashtësisë greke!

    I lumtur jam që kam jetuar disa nga ças-
tet e ritit solemn në atë tempull të kufturës...

    Në atë dhomën e vogël në dimër, apo nën
hijen e manit të bardhë në oborr, në verë, kur
i dërgonte fëmijët në Pogradec, rrinim e bise-
donim gjatë. Po më mirë të them: ai rrëfente
e unë dëgjoja. Rrëfente duke pirë kamomil e
lule bliri dhe një grusht me barna për të ulur
tensionin arterial, por nënqeshja nuk i hiqej
nga buza dhe zërin e kish gjithmonë të butë
e të ëmbël.

   Ato biseda ishin vetë bota e artit, por nga
gjithë sa kam dëgjuar prej gojës së tij, nga
shprehjet, nga tregimet e larmishme, ku dilte
në pah kultura e gjerë, thellësia e mendimit,
humori i hollë, atdhedashuria e madhe, zemër-
butësia e tii e pashoqe, nga gjithë këto s’kam
mbajtur asnjë shënim.

    Ja! Këtë gabim kam bërë.
   Isha i ri. kujtesën e kisha të patronditur,
mbi të giitha s’e prisja ta humbisnim Mitru-
shin aq shpejt.

    Me Lasgushin ndodhi ndrvshe.
    U njoha me të në atë vit që pata njohur
Mitrushin, por atëherë Lasgushi m’u duk shumë

6
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13